E Diel, 1 Nëntor 2026

Pentagoni i shqetësuar nga sulmet kibernetike

Një zyrtar i lartë i Pentagonit ka paralajmëruar se kërcënimet kibernetike kundër qeverisë dhe kompanive janë duke u rritur, duke thënë se duhet bashkëpunim më i madh për t`u mbrojtur prej tyre. Duke folur në një konferencë për sigurinë në Francë, zëvendësekretari amerikan i mbrojtjes, Ulliam Lin, tha se kërcënimet kibernetike po rriten, nga ndërhyrjet në rrjet, ndërprerjet e shërbimit e deri te sulmet e mundshme mbi infrastrukturën, që sipas tij mund të shkaktojë dëme fizike dhe “madje edhe humbje jetësh”. Lin tha se një grup terrorist mund të pengojë ose shkatërrojë sistemet kompjuterike- dhe theksoi se Al Kaida ka shprehur dëshirën që të kryejë një sulm kibernetik.
Ndwrkohw Agjencia Qëndrore e Inteligjencës amerikane, CIA, ka deklaruar se është në proces për të verifikuar raportet se faqja e tyre e internetit është sulmuar nga hakerë të kompjuterit. Grupi i hakerëve, “Siguria Lulz”, ka njoftuar përmes një mesazhi në rrjetin social, Tëitter, se ka sulmuar faqen e internetit. Grupi “Lulz” më hëret gjatë javës ka lajmëruar një sulm në faqen publike të internetit të Senatit amerikan duke thënë se kanë vjedhur të dhëna nga shërbimi kompjuterik i trupit legjislativ amerikan. Sulmi i hakerave në internet pason sulmin e ditëve më parë kur Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëroi se nisi hetimet për një sulm kibernetik në sistemin e tij të kompjuterave. Grupi gjithashtu ka marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh kibernetike, përfshirë edhe operacionet në internet të kompanisë, SONY dhe faqen e internetit të Sistemit të Transmetuesit Publik amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›