E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezolutë për të drejtat e homoseksualëve

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, sot ka aprovuar një rezolutë që kërkon të drejta të barabarta për të gjithë, pavarësisht orientimit të tyre seksual.

Rezoluta është aprovuar me pak vota në favor të saj, pasi mori vetëm 23 vota pro, 19 kundër dhe 3 të tjerë abstenuan.

Shtetet afrikane dhe arabe e kanë kundërshtuar ashpër rezolutën, por ajo është konsideruar si historike nga shtete të tjera si Argjentina dhe SHBA-të, si dhe nga aktivistët për të drejtat e njeriut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›