Pentagoni nxjerr online sekretet, rrezik terrorizmi
Pentagoni ka publikuar të dhëna sekrete për veten, pas gafës nga inxhinierët e tij, të cilat kanë lënë online sekretet e ushtrisë amerikane për më shumë se 20 orë. Mes të tjerave, janë publikuar edhe projektet sekrete për zyrat e reja të Pentagonit, ku do të zhvendosen rreth 6400 punonjës të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Publikimi i sekreteve tashmë ka komprometuar sigurinë e zyrave të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe tani ato konsiderohen të cenueshme nga sulmet terroriste.