Afatet e terheqjes nga Iraku dhe kthesa e Bushit
Presidenti Bush eshte pajtuar me "afatin e pergjithshem kohor" per terheqjen e trupave amerikane nga Iraku, si rezultat i progresit ne Irak dhe thellesise se kundershtimeve politike ne Shtetet e Bashkuara ndaj nje pranie te pambarim ne Irak.
Presidenti Bush per nje kohe te gjate e ka konsideruar te rrezikshem percaktimin e afateve per terheqje nga Iraku. Tash ky zhvillim sinjalizon kthese serioze rreth luftes ne Irak.
Pese vjet nga lufta qe nisi me permbysjen e Sadam Hyseinit, prania ushtarake amerikane tashme dukshem, nese jo teresisht, varet nga kembengulesia e irakianeve. Shtepia e Bardhe nuk ka ofruar hollesi rreth afatit konkret per terheqje, por zyrtaret thone se detajet do te percaktohen me vone. Ky veprim mund te nxise debate tjera politike ne Amerike rreth luftes ne Irak dhe per perfundimin me te mire te saj, ne castin kur madje edhe Presidenti Bush eshte i gatshem te flase per dhenien fund te pranise amerikane.
Kjo ide eshte lancuar ne castin kur kandidati presidencial demokrat, Barack Obama, qe eshte zotuar per percaktim te afateve te saktesuara per terheqje te shumices se trupave luftarake, pergatitet per te vizituar Irakun dhe Afganistanin. Nje zyrtar i Irakut ka thene se terheqja e amerikaneve dhe forcave tjera te huaja eshte esenciale per arritjen e nje ujdie.
Por, zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Xhondroe, ka thene se marreveshja me Irakun nuk do te percaktoje nivelin e trupave amerikane ne faza te caktuara kohore, por do te reflektoje tranzicionin te forcat e Irakut. Fokusi do te jete te bartja e misionit te Iraku dhe jo te niveli i trupave atje, ka thene zedhenesi i Shtepise se Bardhe.
Marreveshja qe negociatoret amerikane dhe irakiane jane duke e pergatitur, eshte modeste dhe me pak pakt strategjik afatgjate, per te cilin Bush dhe Maliki ishin angazhuar gjate nentorit te kaluar. Ne Kongres madje edhe kjo ujdi eventuale per pranine ushtarake amerikane vazhdon te ballafaqohet me kundershtim. Kongresmeni Bill Delahunt, demokrat nga Masacusetsi, qe ka mbajtur deshmi per legalitetin e marreveshjes qe administrata po e kerkon, ka thene se "esencial eshte percaktimi i afatit me data te saktesuara", duke e cilesuar planin kohor te Shtepise se Bardhe nebuloz.
Publikuar dje ne "New York Times"