Pergatitje per Lojerat Olimpike, ndalim i makinave ne Pekin
Tre jave perpara fillimit te Lojerave Olimpike, autoritetet kineze duket se po vene ne jete planet e tyre per pastrimin e ajrit te kryeqytetit. Nga dita e neserme, ne kryeqytetin Pekin lejohen te qarkullojne vetem gjysma e 3,3 milione automjeteve, ne varesi te targave. Vec kesaj do te mbyllen edhe nje numer fabrikash. Garat ne disa disiplina qe kerkojne rezistence mund te shtyhen, per shkak te ndotjes se ajrit. Nderkohe, ne Pekin jane hapur edhe dy linja te reja tramvajesh. Nje linje e trete e quajtur "linja e olimpiades" eshte hapur pjeserisht; deri ne fillimin zyrtar nga puna ne fund te shtatorit ajo do te perdoret vetem nga pjesemarresit ne Lojerat Olimpike.