E Shtunë, 31 Tetor 2026

Short i mallkuar, Inter-çelsi dhe Milan-Mançester

Trajneri i Çelsit, italiani Karlo Ançeloti do të ketë “kënaqësinë” të shohë edhe një herë përballë teknikun e Interit, Hoze Murinjon. Inter-Çelsi shihet si përballja më e fortë që rezervoi shorti për këtë tur. Para një viti kampionët e Italisë do të gjendeshin përballë Mançesterit kur Murinjo u shpreh i kënaqur që do të përballej me më të fortët. Por deri më tani nuk është mësuar ende asgjë nëse Murinjo ndjen të njëjtën kënaqësi edhe për përballjen me ish-skuadrën e tij.Superpërballje tjetër është edhe ajo mes Milanit dhe Mançesterit. Këto dy gjigantë vihen sërish përballë njëri-tjetrit, ashtu si para tre sezonesh kur Milani i dha një “leksion” të mirë mbarë futbollit anglez duke u shpallur kampion i kontinentit.Më poshtë do të paraqesim të gjitha çiftet përcaktuara për 1/8-t e Ligës së Kampionëve.  1. Shtutgart - Barcelona 2. Olimpiakos - Bordo 3. Inter - Çelsi 4. Bajern M - Fiorentina 5. CSKA e Moskës - Sevilia 6. Lion - Real Madrid 7. Porto - Arsenal 8. Milan - Mançester Utd.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›