E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pep Guardiola konfirmon largimin nga Barcelona

Pep Guardiola ka konfirmuar largimin e tij nga drejtimi i skuadrës së Barcelonës në fund te këtij sezoni. Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku i katalanasve në një konferencë për shtyp ku është bërë e ditur se vitin e ardhëm, klubin katalanas do ta drejtojë zëvendësi i tij, Tito Vijanova.

“Nuk është një situatë e thjeshtë për mua. Më vjen keq që kam krijuar pasiguri dhe më vjen keq nëse ndokush ka vënë në dyshim seriozitetin e punës time”,- ka thënë me lot në sy trajneri i katalanasve.

Ai më pas ka vlerësuar maksimalisht punën e atij që do të jetë trajner nga viti i ardhshëm, Tito Vijanova dhe ka bërë të qartë se po mendon që personalisht të qëndrojë të paktën një vit pushim pasi nuk po largohej për të pranuar një ofertë tjetër.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›