Partia e Topit, më 30 prill prezantohet Fryma e Re Demokratike
TIRANË- Merr jetë partia më e re e qendrës së djathtë, e njohur si partia e Bamir Topit.
Ajo do të quhet Fryma e Re Demokratike dhe sipas një njoftimi të grupit nismëtar të kësaj force të re politike, prezantimi i saj do të bëhet ditën e hënë më 30 prill, në selinë e saj në rrugën “Xhorxh W Bush”.
Në një njoftim të shpërndarë sot për mediat, thuhet se “Ditën e hënë më dt 30.4.2012 në orën 12:00 në selinë e FRD, do të organizohet aktiviteti prezantues për shpalljen e kësaj nisme të re politike. Ftohen mediat elektronike e të shkruara për të marrë pjesë në këtë atktivitet”.
Mësohet se, Gazmend Oketa do të jetë kryetari i parë i kësaj partie, ndërkohë që flitet se në përfundim të mandatit të tij presidencial, kryetar i saj do të zgjidhet, Bamir Topi.
Përvec tij në këtë forcë të re, pritet të ketë edhe emra të tjerë të njohur të politikës.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Paloka: Topi zbuloi misterin me Ramën, PD nuk i duhet një njeri qesharak si ai