E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe i impresionuar me Balotellin

Anësori i Juventusit, Simone Pepe, është plot lavdërime për sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli.

“Tashmë e kam parë Balotellin të luajë mirë, në fushë ai e ka konfirmuar bindjen time. Isha vërtet i impresionuar, e kam parë "live" se ai është një lojtar i rëndësishëm”.

“Ju gjithmonë shihni një rrëmujë të çmendur rreth tij, por përtej kësaj mund t`ju siguroj se ai është një djalosh shumë i mirë dhe i mrekullueshëm, argëtues. Përveç kësaj, ai ende është i ri dhe ju mund t`ia falni disa gjëra”, ka thënë Pepe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›