Roxher Federer triumfon në Paris Masters
Tenisti zviceran, Roxher Federer, e ka fituar trofeun e 69-të në karrierë duke mposhtur francezin Zho-Uilfred Conga në finalen e turneut Paris Masters. 30-vjeçari triumfoi me rezultat 6-1 dhe 7-6 pas një ore e 26 minutash lojë, ndërsa ky ishte titulli i vetëm që mungonte në palmaresin e tij. Madje, ky ka qenë Masters 1000 i vetëm në të cilin, ai nuk kishte luajtur as në finale në të kaluarën. Ky është titulli i 18 Master i mjeshtrit të kësaj loje, ndërsa shënon suksesin e 69-të të Federer nëpër turne