E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria akomodohet në Maqedoni

Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në qytetin e Kavajës dhe ka marrë rrugën drejt Prilepit, ku të martën do të luajë kundër Maqedonisë vendase. Në orën 10:30 të paradites, trajneri Xhemal Mustedanagiç kishte programuar një seancë të plotë stërvitore, ndërsa pas kthimit në në hotel, skuadra ka marrë rrugën e gjatë prej thuajse 6 orësh udhëtim drejt qytetit të Prilepit në Maqedoni. Skuadra do të zhvillojë të martën një seancë stërvitore në Prilep në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›