Pepe, i turpshëm dhe i dhunshëm

“Pepe, rrezik për publikun. Ai ishte eksponent i një Reali të pafuqishëm dhe çmendur” shkroi e përditshmja sportive katalan Mundo Deportivo nën fotografinë e incidentit të minutës së 69-të. Në brendi, gazeta tregoi një foto-sekuencë të incidentit të shkeljes, nën titullin “turpi i botës”.
E përditshmja madrilen Marca, gazeta më e madhe sportive e përshkroi Pepen si të “turpshëm”. “Pepe sërish”. “Portugezi pësoi një çrregullim të përkohshëm mendor dhe shkeli në dorën e majtë të Messit derisa argjentinasi ishte i shtrirë në tokë” komentoi Marca.
Në këndin e opinionit shkruante: “Sjellja e Pepes është e patolerueshme. E dhunshme, mbi agresive, teatrale dhe larg nga ajo që duhet të tregojë qëndrimin e një futbollisti në gara të shkallës së lartë”.
Në konferencë për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Realit Jose Mourinho kishte thënë se nuk e pa incidentin por ka pranuar se në rast se bëhet fjalë për një reagim të qëllimshëm atëherë duhet të dënohet.