Tahiri: Rezoluta 1244 iku me Jugosllavinë
Zëvendëskryeministrja ka thënë se shteti i Kosovës po punon intensivisht në përmbushjen kritereve që kontribuojnë në avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Ajo ka thënë se Kosova ka ndërmarr një varg reformash dhe ka prioritet që gjatë këtij viti të bëjë edhe me shumë në zhvillimin ekonomik, sundim të ligjit si dhe arsim me të mirë.
Nga ana e tij, Ambasadori holandez ka thënë se do të vazhdoi të jep kontributin e tij në zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe se Holanda përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Po sot, zëvendëskryeministrja Tahiri ka pritur në takim edhe ambasadorin e Suedisë, Lars Wahlund, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si dhe për dialogun teknik.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se shteti i Kosovës po angazhohet me një frymë evropiane për prioritet e saj që kanë të bëjnë më sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike.
Tahiri duke folur për rrjedhat e dialogut, ka thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe tregtinë e lirë mund të arrihet vetën me heqjen e barrikadave dhe strukturave paralele.
Ajo ka vënë theksin te çështjet e bashkëpunimit rajonal duke thënë se Serbia nuk ka të drejtë as legale, as politike të insistojë në Rezolutën 1244 sepse Kosova është njohur si shtet nga shumica e vendeve të rajonit dhe të BE-së dhe se kjo Rezolutë i referohet “Jugosllavisë” e cila nuk ekziston më dhe se Serbia nuk është trashëguesja e këtij shteti. Ajo ka ftuar edhe Suedinë dhe gjithë vendet e BE-së të kontribuojnë në heqjen e pengesave që Serbia i shkakton në bashkëpunimet rajonale.
Nga ana tjetër, ambasadori Wahlund, ka thënë se Suedia e përkrah rrugën evropiane të Kosovës dhe se Qeveria e tij angazhohet për paqe të përhershme në Ballkan. Ai ka ritheksuar se dialogu teknik duhet të vazhdoj dhe se zbatimi i marrëveshjeve dhe arritja e marrëveshjeve të reja janë në funksion të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal si dhe forcojnë perspektivën evropiane të të dyja vendeve.