E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe nënshkruan me Juventus

Juventus ka njoftuar përmes ueb faqes së vet zyrtare juventus.com, se ka arritur marrëveshje me Udinesen për huazimin e mesfushorit italian Simone Pepe.

Juve do t’ia paguajë ekipit nga Udine 2.6 milionë euro për këtë sezon, plus 7.5 të tjera (në tri rata) në rast të blerjes përfundimtare të mesfushorit të djathtë.

Pepe do ta zëvendësojë mesfushorin Mario Camoranesi, i cili nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë pjesë e klubit nga Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›