E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe s’ka problem me Carvalhon

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 17:58

Mbrojtësi i Real Madridit Pepe ka mohuar sugjerimet se ekziston një përçarje mes tij dhe bashkëlojtarit Ricardo Carvalho.

Marrëdhëniet e tyre janë vënë në dyshim pasi Carvalho u pensionua nga futbolli ndërkombëtar para ndeshjes kualifikuese për Euro 2012 kundër Qipros javën e kaluar.

Por, Pepe ka mohuar spekulimet. “Shumë njerëz ia kanë zili Real Madridit. Nuk kam problem me Carvalhon. Kjo është një situatë që ndodhi mes tij dhe trajnerit. Ai është njeri i mirë, shok i imi dhe ka bërë gjëra të mëdha në futboll. Ai është shembull” tha Pepe për Real Madrid TV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›