Peqin aksident ne aksin e rruges kombetare

Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin e rrugës kombëtare që lidh Peqinin me Rrogozhinën.
Një autoveturë me targa të huaja që drejtohej nga 29 vjecari, Klodian Hasa, ka goditur një motorçikletë, me të cilën udhëtonte 50 vjeçari, Gëzim Brolli.Goditja ka qenë mjaft e fortë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50 vjeçarit .
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit me targa të huaja si shkaktar i aksidentit me pasojë vdekjen.