E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan 2 arrestime te tjera per diegien e teatrit

Besnik dhe Mikel Guri përkatësisht 49 dhe 26 vjeç janë arrestuar nga policia e Elbasanit duke e çuar në 4 numrin e personave të ndaluar pas diegies së pak ditëve më parë të teatrit Skampa.

Besnik Guri akuzohet për ndërtimin pa leje të hotelit të tij nga ku filloi zjarri që shkaktoi djegien e teatrit, ndërsa Mikel Guri akuzohet për dëshmi të rreme.

Menjëherë pas zjarrit të rënë në hotel Guri dhe teatrin Skampa policia e Elbasanit ndaloi 2 punëtorët, që po punonin me një bombul gazi për izolimin e tarraces së hotelit, e cila shkaktoi edhe zjarrin e madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›