E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja e demtuar mungesa ne takimin me Italine

Kombëtarja e Spanjës vazhdon të humbasë pjesë të rëndësishme, në prag të miqësores kundër Italisë.

Kampionët e Botës dhe Europës do të zbresin në stadiumin e Barit pa Xavi Hernandez, I cili i bashkohet Cesc Fabregas dhe Sergio Ramos, në listën e mungesave të trajnerit Vicente Del Bosuqe.

Kapiteni I Barcelonës, nuk ka arritur të rekuperohet në kohë, pas dëmtimit në kaviljen e këmbës së djathtë, ndërsa pas vizitës së stafit mjeksor të kombëtares, Federata Spanjolle ka konfirmuar mungesën e Xavit, me anë të një komunikate për shtyp.

Një lajm i keq për kombëtaren e Spanjës, që ndaj Italisë do të mbështetet te lojtarët e rinj. Mungesa në mesfushë e Xavi dhe Fabregas, ka hapur portat e kombëtares për talentin,  Thiago Alcantara. Ky I fundit ka bindur Del Bosque, pas paraqitjes së shkëlqyer me Barcelonës gjatë fazës përgatitore ku arriti të shënonte tre gola në përballjet me Bajernin e Mynihut dhe brazilianët e Internacional të Porto Allegros.

Një tjetër futbollist që debuton me përfaqësuesen spanjolle është mbrojtësi i Malaga, Nacho Monreal, i cili do të zëvendësojë Sergio Ramos, në repartin difensiv të kampionëve të botës.

Ndërkohë, kundër Italisë,  Del Bosque do të ketë shërbimin e Andres Iniestës dhe Fernando Torres, të cilët kanë marrë pjesë në seancën e parë stërvitore të zhvilluar në Madrid.

Nertan Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›