Peqin, aksidenti lë pas një të vdekur dhe 4 të plagosur
Dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin, duke shkaktuar ngjarjen e rëndë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, nga ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Policia tha se 31 vjeçari Besnik Omer ka humbur jetën nga ngjarja. Ndërkohë, i plagosur rëndë ka mbetur edhe shtetasi Avni Xhepi, njëri prej 4 të plagosurve, i cili është dërguar për në spitalin Ushtarak të Tiranës pasi paraqitet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia po kryen hetimet e nevojshme për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti tragjik që i kushtoi jetën një personi dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.