E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile organizon “EAGLE SARANDA FEST”

Veç argëtimit muzikor, pjesëmarrësit në këtë aktivitet që nis në orën 17:00 dhe përfundon në mesnatë, do të kenë mundësi të  argëtohen gjithashtu edhe me lojra si basketboll, futboll, dhe një numër të konsiderueshëm lojrash standarde të lunapark. Veç kësaj, artistë animatorë dhe piktorë do t’i shtojnë një tjetër dimension argëtimit të të rinjve dhe të pranishmëve në eveniment.

Mbrëmjen finale të shtunën, yjet e Star Academy do të performojnë para artdashësve sarandjotë duke sjellë ritëm dhe freski në qytetin e Jonit. Eagle Mobile i ka dhënë kështu vlerë Sarandës gjë që është mirëpritur dhe mbështetur edhe nga Bashkia e qytetit të bukur turistik.

Eagle Mobile e cilëson këtë si një mbështetje për kulturën shqiptare dhe e sheh këtë nismë edhe në kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë. Eagle zotohet për ta kthyer këtë festë në traditë, duke mbështetur zhvillimin e saj çdo vit.  Kompania mbështet si sponsor gjeneral edhe organizimin për herë të parë të kampionatit Eagle Beach Volley në qytetin e Sarandës në datat 14-15-16 Gusht.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›