E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish viktima nga aksidentet, tre të vdekur në Shkodër

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, rreth orë 09:30 minuta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisut hetimet. Sipas të dhënave më të fundit, tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kështu, kanë humbur jetën shtetësja Ermira Dema 25-vjeç, Sali dhe Fadil Dema, të gjithë të një familje. Drejtuesi i kamionit dhe i automjetit tip Benz janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ermal Dema, drejtues i makinës tip Benz  dhe Baftiar Vladi, drejtues i kamionit. I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, rreth të 15-tave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›