Aksident në Peqin, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë
Dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar 4 persona të plagosur rëndë dhe një të vdekur. Ngjarja ka ndodhur tek Unaza e qytetit të Peqinit rreth orës 21:00.
PEQIN- Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Peqinit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme në Unazën e qytetit të Peqinit, ky dy automjete janë paplasur me njëri- tjetrin. Makinat e aksidentuara kanë qenë një golf me targa të Vlorës VL 5584 C dhe një reno me targa të huaja INE 5408.
4 të plagosurit e këtij aksidenti tragjik janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë. Burime spitalore bëjnë të ditur se Avni Xhepi, njëri prej 4 të plagosurve është dërguar për në spitalin Ushtarak të Tiranës pasi paraqitet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, i cili është 31 vjeçari Besnik Omeri. 31-vjeçari Omeri, drejtonte makinën tip golf me targa VL 5584 C.
Ndërkohë policia po kryen hetimet r nevojshme për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti tragjik që i kushtoi jetën një personi dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
(a.r/balkanweb)