E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, arrestohet njëri prej autorëve që dhunuan policin

Është arrestuar Agim Kumbaro, njëri prej tre autorëve të cilët sulmuan një efektiv të policisë së Gramshit në Peqin. Policia ka filluar hetimet për kapjen e dy autorëve të tjerë, 16 vjeçarin me inicialet D.H dhe personit tjetër ende të paidentifikuar 

PEQIN- Arrestohet Agim Kumbaro, një nga tre autorët e ngjarjes së ndodhur në qytetin e Peqinit ku një efektiv i policisë së Gramshit është sulmuar dhe më pas ç’armatosur nga tre të rinj. Ngjarja ka ndodhur në orën 5.00 të mëngjesit të sotëm, në bulevardin e qytetit, ku 20 vjeçari Kumbaro bashkë me 16 vjeçarin me inicialet D.H dhe një tjetër person ende të paidentifikuar, kanë goditur duke i shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit një prej efektivave të policisë së Gramshit Bledar Krunja 28 vjeç dhe më pas i kanë marrë armën. Sipas burimeve policore ka qenë një konflikt për motive të dobëta ai që i ka shtyrë tre autorët të ushtrojnë dhunë mbi efektivin e policisë Krunja. Ai është gjetur në rrugë në gjëndje të rëndë, ndërsa është dërguar menjëherë në spitalin e Peqinit ku ka marrë ndihmën mjekësore ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka filluar hetimet për kapjen e dy autorëve të tjerë 16 vjeçarit me inicialet D.H dhe personit tjetër ende të paidentifikuar nga policia si dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të kësaj ngjarjeje. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›