Policia ndërtimore prish 28 ndërtime pa leje

BERAT- Policia ndërtimore në qytetin e Beratit ka rafshuar sot 28 ndërtime pa leje, ndërkohëqë problem vazhdojnë të mbeteten ndërtimet në lagjet muzeale. Ndërtimet pa leje në lagjen periferike " Uznovë" " Dëshmorët e Kombit" janë shkatëruar sot nga fadroma e policisë ndërtimore. Ka qënë një inspektim i bërë nga inspektoriati i ndërtimores ditë më parë që solli zhvillimin e këtij aksioni. Aksioni i ndërmarë paraditen e sotme ka prishur ndërtimet në shtesa pallatesh, murre rrethues . Ngushtimi në hapësirat publike të këtyre lagjeve bëri që inspektorët e policisë së ndërtimit pas njoftimit për zhvillimin e aksionit disa ditë më parë ta ndërmarin atë ditën e sotme.. Mbështetur dhe nga uniformat blu aksioni i ndërtimorëve shkëtarojë ndërtimet pa leje në këto dy lagje. Drejtori i policisë ndërtimore Donald Molishti bëri të ditur se qytetarët që kishin ndërtuar prej vitesh shtesa në pallatet e tyre, murre rethues në mes të lagjeve të banuara ishin njoftuar prej ditësh për zhvillimin e këtij aksioni. Molishti shprehet se plotë 28 ndërtime pa leje , si shtesa pallatesh, murre rrethues dhe objekte të tjera të ndërtuara pa leje vitete fundit janë prishur sot nga fadroma e policisë ndërtimore. Sipas Molishtit aksioni ka vijuar normalishtë pa shënuar asnjë incident, ndërkohë që sipas tij problem vazhdon të mbetet ndërtimet pa leje në zonat muzeale. Kështu, ndërsa në të gjithë Qarkun e Beratit numërohen rreth katër mijë ndërtime pa leje, në zonat muzeale të lagjeve " Kala" " Goricë" e " Mangalem" numërohen 150 të tilla.