Gjyqi i Bollanos, rrëzohet kërkesa për gjyqtarin
Kërkesa e avokatit të Bollanos për të ndryshuar gjykimin nga gjykatësi Shkelzen Selimi është kundërshtuar duke provokuar debate mes Avokatit, Prokurorit dhe Gjyqtarit, i cili gjykoi vetëm për sot pretendimin e ngritur nga mbrojtja Skerdilajd Konomi.
VLORE- Kundërshtohet kërkesa e avokatit të Bollanos për të ndryshuar gjykimin nga gjykatësi Shkelzen Selimi. Kërkesa e Petraq Currit, avokatit të kreut të bashkisë së Himarës Vasil Bollano bëri që të shtyhej séance e disa ditëve më parë ndaj Bollanos për tabelat e hequra në shqipe. Por gjatë seancës së sotme gjyqësore kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Gjykata duke bërë që të ketë edhe debate mes Avokatit, Prokurorit dhe Gjyqtarit, i cili gjykoi vetëm për sot pretendimin e ngritur nga mbrojtja Skerdilajd Konomi. Avokati i Bollanos e quan të njëanshëm qëndrimin e gjyqtarit Shkelzen Selimi pasi sipas tij Selimi mban anën e akuzës si dhe nuk ka marrë në shqyrtim dy prej pikave të kërkuara prej tij. Ai e ka quajtur madje çështje me ngjyrime politike. Prokurori Sokol Malaj ,është shprehur se në këtë çështje nuk ka paanshëmri pasi kërkesa e bërë nga gjykatësi për ndryshimin e ekspertëve është pranuar nga gjykata, dhe pikat e parashtruara nuk janë arsye pse duhet të ndryshohet trupi gjykues. Malaj ka shtuar se kërkesa e avokatit është një shoë për ti dhënë ngjyrime çështjes. Pretendimi I mbrojtjes se janë rrëzuar dy pyetje nuk tregon paanshmëri pasi mos pranimi I detyrave nuk mund të quhet si shkak. Gjyqtari i çështjes së sotme, Skerdilajd Konomi ka vendosur të mos e ndryshojë gjyqtarin Shkëlzen Selimi ,I cili sips tij do ta ndjek çështjen dhe në seancat e ardhshme. (a.r/news24/balkanweb)