Peqin, hyjnë të vjedhin banesën, plagosin çiftin e bashkëshortëve
Një çift bashkëshortësh janë plagosur mëngjesin e sotëm në Peqin gjatë tentativës për grabitjen e banesës së tyre.
Ngjarja ka ndoshur në fshatin Celhagë të Peqinit ku 3 persona me maska kanë hyrë për të grabitur në banesën e familjes Beqiri por kanë hasur në rezistencën e të zotëve të shtëpisë.
Mësohet se grabitësit kanë goditur me mjete të forta Haki Beqirin dhe gruan e tij Farie Beqiri dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Menjëherë dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e gruas është e rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.