E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, hyjnë të vjedhin banesënplagosin çiftin e bashkëshortëve

 PEQIN-  Dy persona me maska kanë hyrë për të grabitur në banesën e familjes Beqiri, në fshatin Gjosaj dhe kanë goditur me mjete të forta gruan e shtëpisë dhe bashkëshortin e saj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 minuta.  Dy personat me maska kanë goditur me mjete të forta gruan e shtëpisë, Farie Beqirin, 57 vjeçe dhe bashkëshortin  Haki Beqiri.

Korrespodenti ynë në Elbasan, Andi Qosja informon se nga gruaja ndodhet në vdekje klinike, ndërsa është plagosur më lehtë bashkëshorti i saj.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve si dhe veprimet e tjera hetimore. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›