Vlorë, nis prishja e ndërtimeve paleje në LLogara dhe pyllin e Sodës
Të tjera rreth shkrimit FOTO/Prishet objekti në Qafën e Llogarasë
VLORE- Ndërtimorët e qytetit bregdetar të Vlorës nisën aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje me Qafën e Llogarasë. Në orën 07: 30 të mëngjesit fadroma ka nisur prishjen e një objekti një katësh karabina,në vendin e njohur si ballkoni i Llogarasë, i cili ishte ndërtuar pikërisht gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit.
"Aksioni mbështetet nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake. Më vonë në 09:30 do të vijojë në Orikum dhe në pyllin e Sodës"- informon korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com Armand Xhelili.
Ky aksion është në vazhdën e aksioneve që ka nisur që prej disa ditësh nga bashkia e qytetit bregdetar.
Në takimin e zhvilluar dy ditë më parë, me kryesocialistin Edi Rama, kryebashkiaku Shpëtim Gjika deklaroi se ata kanë evidentuar 130 objekte pa leje, të cilat nuk do të tolerohen, por do të prishen.
Ndërkohë që gazeta “Shqiptarja. com” ka sjellë pak ditë më parë dy raste flagrante të ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare. I pari ishte ndërtimi që po ngrihej në ballkonin e LLogarasë, një nga pikat turistike më të bukura në vend, i cili aktualisht po prishet, dhe tjetri ishte në të hyrë të Dhërmiut, njëri ndër plazhet më të frekuentuara në vendin tonë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)