Sulmet në Boston, Tsarnaev vetëdeklaron pafajësinë
BOSTON-I dyshuari për shpërthimet në Maratonën e Bostonit Dzhokar Tsarnaev ka deklaruar pafajësinë ndaj të gjitha akuzave në lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse në vijën e finishit më 15 prill.
Tsarnaev deklaroi pafajësinë dje në një gjykatë federale në Boston, duke u përgjigjur “i pafajshëm” tridhjetë herë me radhë në përgjigje të 30 akuzave, citon sesioni ne shqip i Zerit te Amerikes.
Në akt-akuzë përfshihen: përdorimi i një arme të shkatërrimit në masë. Nëse shpallet fajtor, 19-vjeçari Tsarnaev ndeshet me dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm.
Nxjerrja e tij para gjykatës dje shënon herën e parë që ai ka dalë në publik që nga arrestimi i tij pak ditë pas shpërthimeve të 15 prillit.
Tre vetë u vranë dhe mbi 260 të tjerë u plagosën nga shpërthimet. Tsarnaev akuzohet gjithashtu për vrasjen e një polici pak ditë pas sulmeve terroriste.
(d.b/BalkanWeb)