E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, makina del nga rruga, vdes efektivi i gardës

Një aksident me pasojë vdekjen e një efektivi të gardës dhe plagosjen e një kolegu të tij ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Peqin-Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lolaj ku një fuoristradë me targa TR 4234 K ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Arben Zhuzhi, me detyrë efektiv i gardës së republikës ndërsa është plagosur  kolegu i tij, 33-vjeçari Vilson Tabaku, i cili udhëtonte si pasagjerë në automjet.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›