Tiranë, dhunoi gruan dhe fëmijët, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij. Arben Hamit Teodori, 40 vjec, banues në Allias Tiranë është arrestuar nga policia pasi në ngarkim të tij është depozituar kallzim nga bashkëshortja e 33 vjeçare e cila dekraron se në banesën e saj, bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur e rrahur sëbashku me fëmijët e saj.
Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e dhunuar më datë 11.06.2012, ka lëshuar vendim për vërtetimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Ndaj 40 vjeçarit Arben Teodori u mor masa e arrestit për veprën penale të “Kanosjes si dhe Pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”.