Peqin, përfshihet nga flakët gruaja pëson djegie të rëndë
PEQIN- Një banesë është djegur totalisht në fshatin Lolaj ne rrethin e Peqinit, ndërsa një person është plagosur rëndë si pasojë e përfshirjes nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 dhe bëhet e ditur se ajo është aksidentale.
Dy bashkëshortët, Shefqet dhe Vjollca Kasa kanë qënë, duke djegur mbeturinat në oborrin e shtëpisë, ndërkohe që era e fortë ka bërë të mundur përhapjen e flakëve në të gjitha drejtimet duke djegur banesën.
Në përpjekje për shuarjen e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe gruaja e shtëpisë Vjollca Kasa, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit pas një djegieje të shkallës së dytë.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person tjetër brenda banesës.
(e.m/BalkanWeb)