PS cel fushaten në njësinë nr.1,Rama: Saliu ta harrojë Tiranën
TIRANË- Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatet e kësaj forca politike për njësinë numër 1 në kryeqytet, Lindita Nikolli.
Në sloganin e vetmja rrugë, Nikolli ka theksuar faktin se është shumë e lumtur dhe se ndjehet e privilegjuar se puna e saj në minibashkinë numër 1 është vlerësuar dhe se nuk ka kënaqësi më të madhe të rikonfirmohesh në këtë post.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të marrsh konfirmimin që puna që ke bërë ka lënë gjurmë, por më lëjoni në ermin tuaj dhe të cdo qytetar të njësisë bashkiake atij që ka bërë të mundur cdo gjë të mundur në qytetin e Tiranës, kryetarit të PS miku tonë Edi Rama.
Kam hyrë në cdo zemër të qytetarit dhe nuk do shkulëm nga aty për ta ndryshuar njësinë tonë dhe për tu bërë pjesë e ndryshimit. Gjatë katër vjetëve jemi përballur me pushtet të pamoralshëm .A e shihni Lulin e Saliut i cili vjen vërdalllë për të na treguar se sa shumë pak e njeh Tiranën. Ndaj i duhet të importonte një qytetarë të njësisë numër 11 për të deklaruar punët e pabara të njësisë bashkiake nr.1
",- tha Nikolli.
Ndërkohë Nikolli e cila ka mbajtur postin e kryetares së njësisë bashkiake numër 1 për katër vite deklaroi se gjatë viteve që ajo ka qënë në krye të kësaj njësie slogani i saj ka qënë, me cfarë mund t’ju shërbejmë’.
“Në këto katër vite ne jemi shoqëruar vetëm një slogan ‘me cfarë mund tju shërbejnë’, për cdo qytetar pavarësisht bindjeve politike. Kemi shtruar 17 mijë km rrugë, 13 mijë km trotuare. Janë rregulluar kanalizimiet dhe ndricimi dhe Luli bën mirë të vizitojë edhe këtë park nga ku po flasim, ku vijnë jo vetëm qytetarët tanë. Ndaj te gjithë Salitë dhe Saliu jonë nuk na ndalin në punën tonë.”,- ka nënvizuar Nikolli.
RAMA: LINDITA ËSHTË TIRANA QË NE DUAM, SALIU TA HARROJË TIRANËN
Ndërkohë që në këtë takim me banorët e njësisë numër 1, kreu socialist Edi Rama nën sloganin e vetmja rrugë , vlerësoi punën e bërë gjate katër viteve nga nikolli ndërkohë i’u kërkoi banorëve të kësaj njesie që të mbështesnin veten e tyre duke mbështetur Linditën.
“Lindita është Tirana që duam. Jam krenar sot që katë vjet pas zgjedhjes së saj të kthehem në këtë fushë për ti thënë banorëve të Ali Demit dhe te Shkozës që me 8 maj votoni për veten duke votuar për Linditën. Lindita është Tirana që duam, puna e saj i bën qytetarët e këtij komuniteti të besojnë tek e nesërmja. Dera e saj e hapur pavarësisht është e vetmja rrugs për njësin bashkiakë nr 1. Në një fushatë elektorale kërkohen fjalët me të mëdha. Lindita është fjala më e mirë dhe lëvdata jonë më e madhe për komunitetin e kësaj njësie gjatë 4 viteve dhe është premtimi jonë më i fortë”,- theksoi Rama.
Ndër të tjera Rama deklaroi se gjatë këtyre viteve pushteti aktual është pjekur të pengojë punën kolosale që është bërë në kryeqytet dhe në vend që të kërkojë mbështetje qytetarëve kryeqytetas ai duhet ti japë llogari atyre për keqqeverisjen.
“Na e lanë Tiranën në gjëndje të mjerueshme, duke tentuar ta marrë me dhunë
Tiranën. Ta harrojë Tiranën. Në vend që të bëjnë premtime mashtruese duhet ti japin llogari për keq qeverisjen e tyre, llogari për faturat dhe cmimet e papërmbajtshme dhe taksat e pamëshirshme të inflacionit, për vrasjet, grabitjet, gënjeshtat dhe për baltën e urrejtjeve dhe shpifjeve që që kanë hedhur në punën e palodhur që ne kemi bërë”,- theksoi kreu socialist.
Në përfundim të fjalës së tij Rama theksoi se Lindia është Tirana që duam, duke i thënë kurrë më pushtetit i cili me presion tenton të grabisë popullin.
“Lindita është Tirana që ne duam ndaj politikës së vjetër të ndasive , të mostrave që mashtrojnë, të pushtetit që flet dhe mendon për veten. Lindita është arsye për ti thënë Saliut kurrë më grabitje pasurish të popullit, kurrë më një pushtet që mbron ministra dhe kryeministrin nga drejtësia, kurrë më mungesë monopolesh , kurrë më ndaj pushtetit të medias me para të pista dhe kurrë më presion psikologjik mbi njerëzit”,- ka përfunduar fjalën e tij Rama.
(e.m/BalkanWeb)