E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, PD cel fushatën Berisha:Ne aleanca e premtimeve të mbajtura

DURRËS- Partia Demokratike ka celuar pasditen e sotme fushaten elektorale ne qytetin e Durresit. Nën sloganin e koalicionit ‘Ju jeni të parët’, Berisha prezantoi dhe shprehu mbështetjen për kandidatin e Aleancës për Qytetarin, për qytetin e Durrësit , Ferdinand Xhaferraj i cili sipas berishës do të ndërtojë Durrësin e shekullit të XXI.

Fjalën hapëse të fushatës e mbajti kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili falenderoi qytetarët e Durrësit që i kanë dhënë mbështetje mazhorancës.

“Ju falenderoj qytetarë për mbështetjen që i keni dhënë mazhorancës për dryshimin e Durrësit dhe mbështetjen e dhënë mazhorancës së Shqipërisë. Vij sot për të prezantuar kandidatin, njërin nga bijtë e tuaj ish- ministrin e sukseshëm të kulturës zotin Ferdinat Xhaferri."- tha Berisha.

Ndërkohë kryeministri i vendit ka theksuar faktin se mazhoranca do të vazhdojë rrugën e investimeve në këtë qytet, pasi ajo është aleanca e premtimeve të mbajtura.

“Ne jemi vendosur të ndërtojmë të ardhmen më madhështore . Këto vite ne kemi bërë cdo gjë për ti dhënë Durrësit infrastrukturën e një qyteti modern. Kemi investuar në territorin e bashkisë së Durrësit 60 milion dollar. Kemi investuar në ujësjellësa kanalizime 30 milion dollar, kemi ndërtuar dhe rindërtuar në rrethin e Durrësit 300 km rrugë, 52 shkolla. Ndaj këtë fushatë do e mbështesim tërësisht tek ju. Për qytetarët se ju jeni të parët”- theksoi Berisha

Gjatë fjalës së tij Berisha sulmoi opozitën dhe aleatët e saj, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër sipas tij, vetëm ndjekin rrugën e partisë.

“Krahas nesh është një kandidat që nisi fushatën e tij me sloganin fajin e ka Saliu dhe duke ndjekur rrugën e partisë. Ndërkohë unë dhe zoti Xhaferri dhe kandidantët e alencës tonë në alternativën tonë do i shtojmë sloganit të kundërshtarit se ne na frymëzon zhvillimi dhe ardhmja dhe problemet e qytetarëve dhe jo rruga e partisë. Ne i themi atyre që të ndjekin rrugën e partisë, ne atë të zhvillimit.”- deklaroi kryeministri i vendit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›