17-vjecarja e sëmurë apeli i babait: Më ndihmoni ti jap veshkën
GRAMSH- Një 17-vjecare në fshatin Grazhdan të rrethit të Gramshit rrezikon të humbasë jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë në veshka.
Marsilda Merzheku zbuloi që ishte e sëmurë në tetor të vitit të shkuar.
Marsilda vuan nga insufiçenca renale, një sëmundje e rëndë me veshka. Adoleshentja ka qënë e shtruar në spitalin nënë Tereza më shumë se 6 muaj. mje kët e këtij spitali e kanë nxjerrë pa shpresë shërimi pasi veshkat e saj janë totalisht jashtë funksionit.
Asaj i duhet të udhëtojë rreth 400 kilometra për të bërë hemodializën 3 herë në javë në spitalin e Elbasanit.
Tashmë shpresa e vetme për 17-vjacaren është transplanti i veshkës të cilën mund t’ia dhurojë i ati, por familja merzheku nuk mund ta përballojë koston e lartë të ndërhyerjes.
“Veshkën do ja jap unë si prind, por unë nuk kam mundësi për operacionin, jam dobët ekonomikisht dhe nuk mund t’ia arroj qëllimit. Ndaj për këtë arsye bëj thirrje për ndihmë financiare për të kryer transplantin në mëynyrë që t’ia kaloj veshkën vajzës. Detyrohemi ta cojmë tri herë në javë në spitalin e rrethit të Elbasanit për kurimin e pastrimit të gjakut”,- shprehet babi i 17-vjecares.
"Marsilda është 17-vjece dhe ka që në tetor që e ka lënë shkollën, pasi e kapi sëmundja. Ne nuk mundëm ta pikasim dot më përpara, por kjo është një sëmundje e pashërueshme vetëm transplanti është zgjidhja",- thotë nëna e Marsildës.
"Mjekët na kanë thënë se e vetmja zgjidhje që mund të bëjmë është transplanti edhe pse veshkën do të ma dhurojë babai im nuk kemi mundësi financiare për transplant",- shprehet e trishtuar Marsilda.
Familja Merzheku, e cila përbëhet nga 7 persona është zhytur në borxhe prej gjashtë muajsh duke shitur cdo gjë që kishin për të shpëtuar 17-vjecaren nga vdekja, ndërkohë që jetojnë vetëm me 2 mijë lek në muaj që përfitojnë nga ndihma sociale.
Marsilda është nxënëse në vitin e tretqë në gjimnaz me ënrra për të vazhduar studimet e larta, ndërkohë që sëmundja e rëndë po ja largon cdo ditë këtë ëndërr.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)