Peqin, përkujtohet Dita e Pavarësisë
PEQIN - Në mesditë në Peqin është përkujtuar Dita e Pavarësisë së këtij qyteti. Peqini është qyteti i dytë në Shqipëri pas Elbasanit që ngriti Flamurin e Pavarësisë në 26 Nnëtor 1912 për ti paraprirë shpalljes së Pavarësisë së Shipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912. Me këtë rast bashkia e qytetit të Peqinit ka organizuar një ceremoni përkujtimore dhe festive kushtuar kësaj dite historike.Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë drejtues të pushtetit vendor, intelektualë si dhe pasardhës të familjeve të patriotëve peqinase, të cilët morën pjesë në ngritjen e Flamurit në Peqin dhe në Vlorë si dhe qytetarë të të gjitha moshave .Me këtë rast kryebashkiaku, Ilir Rushi dhe deputeti i Peqinit, Dashnor Sula kanë vlerësuar kontributin e patriotëve të këtij qyteti në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nnëtor 1912 në qytetin e Vlorës.
(O.Zh/BalkanWeb)