Peqin, përplasen dy makina, njëi vdekur dhe një i plagosur rëndë
PEQIN - Në fshatin Paulesh të Peqinit ka ndodhur një aksident me pasojë një të vdekur dhe një person tjetër, në gjendje të rëndë në spital. Një automjet Benz me targa AA 523 DA i drejtuar nga Arben Porocani është përplasur me një Ford me targa AA 991 AF të drejtuar nga Dashamir Leka. Si pasojë e përplasjes, Leka ka vdekur, ndërsa Poracani u shtrua në spital në rrezik për jetën. Arsyeja e aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)