PD: Rama kompleks se nuk bllokoi anëtarësimin në NATO
TIRANË- Partia Demokratike reagon ndaj deklaratave të kreut të PS-së, Edi Rama në Vaqarr. PD nëpërmjet një statusi në ‘Facebook”, thekson se Rama është kompleksuar pasi nuk arriti që të bllokojë anëtarësimin në NATO ashtu sikurse bëri me Bashkimin Evropian.
Sot, Edi Rama shpalosi të gjithë kompleksin që ka ndaj NATO-s në Vaqarr. Ai është i kompleksuar pasi nuk arriti ta bllokojë antarësimin në NATO sikurse bllokoi Statusin Kandidat për BE. Ai nuk ishte i aftë ta mbante mbrapa Shqipërinë nga kjo arritje, njëlloj sikurse ka mbajtur peng Ëndrrën Europiane të qytetarëve. Rama, nuk ke pse të jesh kaq i kompleksuar nga dështimi për të dëmtuar ëndrrat e qytetarëve; përkundrazi, duhet të kompleksohesh se tashmë qytetarët e dinë të vërtetën e modelit tënd – modelin e bojkotit, grevave të urisë, bllokimit dhe protestave”, thuhet ndër te tjera në deklaratën e PD-së.
Sipas PD, “NATO nuk është natë, por është diçka për të cilën – përveç teje, të gjithë shqiptarët ndihen krenarë”.
(e.m/BalkanWeb)