Basha: Kërcënimi i Ramës, një arsye më shumë që qytetarët mos ta votojnë më 23 qershor
TIRANE-Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha reagoi pas deklarates se sotme te Rames se do te anuloje Planin Urbanistik te Tiranes, me ardhjen e tij ne pushtet.
Ne nje deklarate per mediat, Basha e vleresoi ate si nje kercenim nga ana e Rames dhe tentative per te kthyer vendin e Tiranen pas.
“Mendoj se kulmi sot arriti me kërcënimin që bën për anulimin e Planit Urban të Tiranës, nuk ka provë më të qartë për qytetarët se Rama kërkon të na kthejë pas, në kohën kur pa plan ai mund të zgjedhë sipas qejfit të tij kush fiton e kush humb, kush ndërton, sa ndërton dhe cila kompani ndërton”- tha Basha.
Sipas tij, deklarata e Rames eshte provë e qartë se cfarë dëshiron ai të bëjë. “Për ta nisur nga zero e për të aplikuar modelin klientelist. Rikujtoj se ky plan u hartua me pjesëmarrjen e ekspertëve edhe krerëve të njësive vendore të Tiranës, ky plan krijon zhvillim, vende pune, jam i sigurtë që qytetarët e Tiranës që janë bashkëautorë të planit dhe zhvillimit pa prapavijë politike, po që ka në rend nevojat për përmirësimin e jetes do e lexojnë kërcënimin për të na kthyer pas dhe do të vendosin me vote për të mos u kthyer pas me modelet e dështuara dhe të refuzuara”- tha Basha.
Pyetur po per deklaraten e Rames se plani i Tiranes aty ka qene dhe gati per zbatim, Basha ka ironizuar duke u pergjigjur: “Edhe mua me pelqen te luaj futboll, por nuk kam Mesi. Ne sirtar ne gjetem nje bashkesi skicash, por jo nje plan urban”- tha ai.
Kreu i PS-se, Rama perseriti sot gjate bashkebisedimit me gazetaret se do e anuloje planin e Tiranes me te ardhur ne pushtet, duke thene se ai eshte nje baterdi korrupsioni.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Basha: Rama nuk mund të fshihet pas sulmeve