Tiranë, vodhën me armë banesën, 2 në pranga 1 në kërkim
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit Serxho Agron Muho, 23 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, Luan Idriz Maçi, 27 vjec, banues në Tiranë, i proceduar më parë për armëmbajtje pa leje, si dhe është shpallur në kërkim Elton Sako 28 vjec.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20 janar rreth orës 18.30’ në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit Veledin Brahimi, e ndodhur në afërsi të rrugës “Qemal Stafa”, në Tiranë.
Në momentin e grabitjes ata kanë qenë të maskuar dhe kanë gjetur në banesë vajzën e tij të mitur 13 vjecare dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të vjedhin një sasi bizhuterish, që arrijnë një vlerë të konsiderueshme parash.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pjesë e bizhuterive të vjedhura, shuma prej 13 mijë lekësh të reja e përfituar nga shitja e bizhuterive. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë“ të kryer në bashkëpunim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)