E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez Sfide e cmendur por ne synojme titullin

Interi Zikalterit mundi 5-2 Parmen triplete per Stankovic

Interi i Benitezit fiton 5-2 ndaj Parmes. E pa veten ne dizavantazh pas nje goli te Krespos te cilin e permbysi ne harkun e vetem 5 minutave me dopjeten e serbit Stankovic dhe nje te Kambiasos. Krespo ngushtoi serish ne 3-2. Ne pjesen e dyte erdhi goli i Tiago Motas dhe nje tjeter i Stankovic. Zikalterit rikuperojne ne -7 pike nga Milani. Ishte nje ndeshje e cmendur. Vazhdojme te synojme titullin kampionati eshte ende i gjate - shprehet optimist Rafa Benitez i cili shpjegon Skuadra luajti shume mire. Demonstruam karakter. Tani na pret Lacio Verder Bremen dhe Boterori i klubeve. Duhet te rinisemi qe ketu. Me pas shton Marredhenia me Moratin Raporti im me presidentin eshte normal tani isha me djalin e tij. Gjera normale njelloj si me pare para dhe pas cdo ndeshjeje. Per sa i perket kritikave jam nje trajner profesionist i cili punon prej 25 vjetesh dhe nuk me pelqen te flas per demtimet edhe pse e dime qe jane shume. Nuk vijne nga menyra se si punojme por per shume gjera te tjera qe ne i dime. E them edhe nje here tjeter per mua nese dikush e perserit kete do te thote se eshte injorant. Duhet te jete 100 e qarte. Demtimet nuk shkaktohen nga nje gje e vetme. Jane te shumta gjerat per te cilat mund te flitet por eshte e rendesishme te thuhet nga nje trajner profesionist - ka perfunduar deklaraten e tij tekniku i zikalterve pas fitores ndaj Parmes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›