A ka trima te bejne kritiken ne Shqiperi
NgaINA KOSTURI
Tashme jemi mesuar te ndjekim se fundmi ne emisione informative e faqet e shtypit te perditshem konstatimin se ne Shqiperi kritika mungon. E sinjifikuar here me ate letrare here te artit figurativ e here muzikore konstatimi duket se po ngrihet ne nje nivel problemi per te cilin duhet gjetur zgjidhje. Te mesuar me idene se nje pjese te problemeve mund ti zgjidhim apo permbushim me aksion mendohet se ka ardhur momenti te gjendet zgjidhja apo te vendoset dinjiteti i kritikes se munguar. Krahasuar me ndertimet zhvillimin e sotem apo ngritjen vazhdimisht te qendrave te reja tregtare duket se kritiken e shohim si nje institucion ose nje monument per te cilin diskutohet se duhet ta vendosim here prane njerit e here prane tjetrit institucion si nje oxhak i cili do bente te shkonte drejt tymi i kultures. Thuajse me nje konkurs ky monument mund te vendoset ne qender te Tiranes e qe atje me pas te kemi nje panorame apo konstatim te artit e keshtu me pak sforco thuajse kemi te bejme me nje problem strehimi kritiken mund ta vendosim ne kete objekt te ndertuar posacerisht per te prane institucioneve te rendesishme te kultures. Ndryshe nga ndertimet ligjet rregullimi i rrugeve i vete kryeqytetit kritika eshte nje nocion shume i gjere tekanjoz te cilin as vullneti e as deshira nuk mundet ta zgjidhe me shpejtesi si problem. Klima politike e sotme debatet e ashpra parlamentare apo dhe te tjera probleme shqiptare te zakonshme fenomenet tona te tranzicionit e zhvendosin kritiken si nje problem te nje shoqerie shume me te qete shume me te civilizuar te debateve shume me dashamirese dhe te nje zhvillimi me te gjere kulturor e intelektual. Monumenti kritike i cili po perpiqet te ngrihet se fundmi si konstatim me shume i atyre qe vijne nga jashte eshte nje fenomen me i gjere i lidhur me te shkuaren dhe tranzicionin me brumosjen dhe nivelin tone te lirise e mendimit i cili nuk eshte teresisht i lire dhe i pakufizuar sepse kjo liri ndoshta vjen shume me vone se liberalizimi i vizave ka te beje me nje ndergjegjesim qe per momentin duket i pamundur. Per 50 vjet kritika ishte e inkuadruar ne nje nivel diktature ku duke filluar nga festivalet dramat filmat letersia gjithcka vinte komanduar dhe perballe ketij imponimi gjithcka ishte e kote. Nisur nga kjo e keqe e madhe u trashegua nje lloj frike frike e cila ne art mori permasa te renda dhe ndonese regjimi u permbys mentaliteti i njerezve ishte serish ai i heshtjes. Aq i forte ishte ky imponim prej politikes sa duket se edhe sot arti e vuan akoma kete paprekshmeri apo stepje ndaj kritikes. Me gjithe ndryshimet historia e artit shume me vone na serviri modele te verteta qofte te artistit apo veprave dhe akoma shume personalitete u zbuluan vone a ndoshta njihen fare pak. Ky ngaterrim i historise apo nderthurje e politikes ne te e mjegulloi akoma me shume panoramen e sotme. Ne klimen e re qe u krijua u hodhen ne treg botime e perkthime vepra dhe kenge qe u shkruan pa kursim me nje lloj lirie e shkujdesjeje qe impononte sistemi i ri. Kjo dyndje solli dhe mungesen e kontrollit ne nje sistem kapitalist ne dukje po me mbetjen e mentalitetit te kaluar. Po te ndaleshim tek muzika apo kritika muzikore pothuaj te gjithe muzikantet e personalitetet u inkuadruan ne shoqata grupime per te realizuar tashme pa diktate festivale koncerte te permasave te medha te inkuadruara ne stine koncertore me artiste shqiptare e te huaj cka ndikoi ne krijimin e hapesirave te muzikes se re bashkekohore te interpretimeve te reja. Ne kete klime ku te gjithe u perfshine ne shoqata e grupime eshte shume e veshtire per te mos thene e pamundur te gjenden individe te zhveshur nga te qenet anetar i bordeve kryetar shoqate organizues i cili mund te shkruante nga pozita teresisht te jashtme per te na dhene me realizem ate cka ndodh me te vertete ne boten e artit e ate muzikore. Nuk kishte artiste shqiptare aq te pasur sa te jetonin per pasion me shkrime komente opinione e analiza per artin e muziken. Integrimi i artisteve ne kete sistem te ri ishte mjaft i veshtire. Personalitete te artit ne shume fusha te teatrit te muzikes filluan te kthehen nga profesioniste dhe ne organizatore aktivitetesh duke mbajtur mbi supe nje sere veshtiresish te detyruar nga konkurrenca dhe deshira per te qene ne skene e per te qene prane artit. E rendesishme eshte te theksojme se duke qene se dikur atributet e kritikes i kishte Byroja u ngulit ideja se kritika eshte prone e nje force madhore. Sistemi i ri ishte i veshtire per artistet kete here kthyen koken nga politika duke kerkuar te kunderten e asaj qe ajo kishte bere dikur. Ne pamundesi per ti perkrahur ekonomikisht politika u dhuroi lavdine dhe i shnderroi ne monumente u mundua ti lartesoje duke bere te fitonin gati nje status paprekshmerie. Individet ata qe guxuan per motive pasioni ose personale te ngrene zerin u denuan me te njejtat metoda qe perdorte regjimi i dikurshem tashme ndryshe pasi flasim per nje shoqeri te lire. Ne thelb ideja ishte e ngjashme ndodh dhe sot qe dikush te mbetet jashte skene aktor ose dirigjent ne forma me te zbutura po gjithsesi te huazuara nga e shkuara e cila ishte rrenjosur fort ne mendjet e njerezve. Kritika u bashkengjit me shtypin e shkruar me faqet kulturore dhe punen voluminoze te gazetareve te kultures nga informacioni per aktivitete e deri tek komentet. Kur flas per gazetare kulture i referohem nje pjese te gazetarise e cila e kryen me nder kete profesion pa permendur episode te cuditshme te shtypit te shkruar shpesh te rendomta qe bejne kete ndarje midis vete gazetareve te kultures. Pra kjo elite me shume e shtypit te shkruar se ajo televizive perballoi ne kaq vite rolin e kritikes ndonese ne sensin e kohes eshte e pamundur qe nje gazetar te marre shume informacion dhe njekohesisht te jete specialist i shume fushave. Krahas kritikes ne sensin e ngushte gazetaria u mor dhe me problemet e artit ato te shtetit dhe artistit ne nje vend ku ligjet shpesh nuk funksionuan pra debatet ishin ne nje sens me te gjere se ato te realizimit te nje vepre apo nje interpretimi. Gazetaria diskutoi dhe problemet politike te qeverive ne lidhje me artin te politikave kulturore. Ardhja e artisteve ne skenen shqiptare u shoqerua pervec lajmeve te bujshme edhe me heshtje te kritikave te detajuara te portreteve te individualiteteve te cilat kerkojne nje njohje te personazhit qe kalon dhe bagazhin e gazetarit me te mire ne nje analize te mirefillte qe vjen nga njohja e imte e profesionit. Shpesh u pane si te rendesishme anet dytesore te artisteve fakti i interpretimit ne filma gati u lane ne harrese komentet e verteta dhe dinjitoze justifikuar nga fama e artistit. Po marr si shembull nje violinist shume te njohur Tedi Papavramin. Pervec lajmit te interpretimit si aktor ne nje film i cili i bashkengjitet fames se violinistit filmi i vertete eshte se fundmi interpretimi i sonates solo te Bartokut ku violina duket se interpreton nje film ku notat pasazhet te lene te mahnitur per ngjashmerine me skena te nje filmi artistik nese do benim nje krahasim te tille apo interpretimi ne moshen 9-vjecare i koncertit te Paganinit interpretim qe te detyron te kesh respekt per violinistet. Koncerti ne Tirane i Papavramit apo dhe koncertet e tjera jane vetem disa pjeseza te nje personaliteti te formuar ne shume skena e debutime dhe kjo e veshtireson komentin. Gazetari duhet te njohe imtesisht violinen po njekohesisht cdo dite te hulumtoje per gjithe shfaqjet gjithe debutimet ne te gjitha fushat e artit qe eshte absurde ta perballoje. Kjo eshte kritika ne sensin me te lehte krahasuar me rastet kur duhet gjykuar aktiviteti interpretimi. Jo vetem ne Shqiperi po dhe ne shoqeri te perparuara ku kultura dhe arti kane shtresuar prej shekujsh personazhe te rendesishem te jetes artistike te nje vendi madje personalitete te botes muzikore figura te artit kur i bashkengjisin profesionit edhe aktivitetin kritik vihen ne qender te polemikave debateve te cilat per cudi mundohen te zbehin figuren e artistit. Sot kemi mundesine nepermjet internetit te jemi te informuar dhe mund te shohim debate te ashpra te muzikes midis Uto Ughit - violinistit te njohur italian dhe Giovani Allevit debate te cilat e vene shpesh figuren Ughit perballe veshtiresive polemikave ndryshe nga muzikante te tjere qe qendrojne indiferente dhe nuk kane ate guxim apo perballje qe Ughi ka ne boten muzikore. Kur ky personalitet i kultures italiane ndeshet me nje mentalitet te tille ne nje vend te artit kuptohet sa e veshtire eshte tek ne qe kritiken ta bejne muzikantet apo dhe te tjere artiste. Ajo qe duhet theksuar eshte se pavaresisht veshtiresive klimes se tranzicionit per sa i perket artit dhe kultures kemi realizimin e nje numri te madh aktivitetesh te organizuara ne institucionet me te rendesishme si TKOB Akademia e Arteve Galeria e Arteve Teatri Kombetar Radio Televizioni Shqiptar etj. Sot flitet shume per kritike sidomos ne media po vete media ka raste qe ndeshkon ate qe ben kritiken kur kjo cenon interesa te caktuara duke mbyllur vete dyert e medias. Shume individe flasin per kritike por kritika ne Shqiperi ka pasoja te renda per ate qe merr guximin te realizoje nje mision te tille. Pasojat quhen te renda sipas shoqerise sot pasi nuk ka me denime te dikurshme por ne shoqerine e sotme fakti se mund te shkruash nuk te mbron nga asgje gjendesh teresisht i pambrojtur sidomos kur shkruan nisur nga opinioni personal dhe ndryshe nga gazetaret nuk ke asnje redaksi te te mbroje perkundrazi je i vetem te perballesh me njerezit e te njejtit komunitet qe te kane rival. Ne Shqiperi ka nje politizim te tejskajme shpesh dhe ne shtyp ku media te ndryshme kane linjat e tyre linja qe pershijne dhe artin me sakte arti akoma nuk ka shpetuar nga politizimi. Ai qe shkruan eshte personazh qe bezdis madje ketu nese shkruan ne nje gazete etiketohesh si njeri i krahut politik qe mban gazeta gje e cila nuk ka kuptim pasi shkrimet mund te jene ne sens personal pa lidhje me informacionin politik qe jep e perditshmja.
Pavaresisht gjithe mangesive te realitetit shqiptar duhet theksuar se sot krahasuar me vite me pare shpaloset nje numer shume me i madh aktivitetesh kulturore niveli i te cilave ndoshta le per te deshiruar po qe kjo eshte nje rruge qe duhet kaluar dhe kritika nuk mund te ngrihet menjehere a thua se po ndertojme udhet e Tiranes... Shkolla me programet e reja me nje informacion me te gjere dhe kujdes ne gjithe drejtimet eshte ajo qe mund te krijoje premisa per kritike te mirefillte me njerez te pergatitur dhe ndoshta kritika mund te vije natyrshem ne nje klime me te qete politike sociale te Shqiperise te nje niveli me te larte te te menduarit. Kritika kerkon trima qe te shkruajne drejt dhe profesionalizmin e personalitetin ta kene me te rendesishem se interesat personale e artistike.