E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për 24 orë, 18 raste të lëndimeve si pasojë e borës

Si pasojë e reshjeve të borës, vështirësive në komunikacion dhe ngricave, janë shtuar rastet e aksidenteve në trafik.

"Vetëm në 24-orët e fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ka pasur 18 raste që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik. Të lënduarit janë nga komunat: 1 nga Malisheva 1 nga Gjakova, 1 nga Peja, 3 nga Skenderaj, 1 nga Prishtina, 9 nga Fushë-Kosova, 1 nga Drenasi”, thuhet në një njoftim të Qendrës Klinike Universitare (QKUK).

Sipas zyrtarëve të QKUK’së, të gjithë të aksidentuarve u është dhënë ndihma shëndetësore nga ekipi i mjekëve kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK’së.

“Pas ndihmës së parë mjekësore, disa nga të lënduarit janë transferuar për mjekim të mëtejmë në repartet dhe klinikat tjera të QKUK’së”.

Muajve të fundit, janë shtuar rastet e aksidenteve. Në muajin janar ka pasur 312 raste që kanë kërkuar ndihmën si pasojë e aksidenteve në trafik, derisa në muajin shkurt janë regjistruar 299 raste.

QKUK’ja, përkatësisht Qendra Emergjente e QKUK-së, apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë vozitjes në komunikacion, në mënyrë që mos të vije deri tek aksidentet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›