E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për 27 ditë, Berisha numëron 320 000 fansa në FB

Kryeministri Sali Berisha shprehet i kënaqur që në 27 ditë prejse ka hapur profilin e tij në Facebook, tashmë numëron më shumë se 320 mijë fansa.

Kreu i qeverisë e ndan këtë moment, siç shprehet ai, me të gjithë përkrahësit e tij në Shqipëri dhe në të gjithë botën.

“Të dashur miq. Ne sot, në ditën e 27 të lindjes së rrjetit tonë në Facebook, u bëmë 320 mijë miq nga Shqipëria dhe mbarë bota. Ky është një sukses i vërtetë që na bënë ne krenarë me njëri-tjetrin. Kjo sepse ne, në një hark kohor të shkurtër, ia dolëm të krijojmë rrjetin social me aktiv, me intensiv, me të besueshëm, më të hapur dhe më të bukur se çdo rrjet tjetër i këtij lloji. Këtë e provojnë qartë statistikat e rrjetit tonë të përbashkët, i cili në një javë shihet nga 1.5 deri ne 2.05 milionë njerëz, kurse numri i atyre që flasin për të luhatet nga 81 në 184 mijë, ndërsa numri i miqve të fansave të rrjetit tonë i kalon mbi 10.9 milionë. Merita është e juaja, e gjithsecilit prej jush. Ju me pasionin, sinqeritetin, idetë, mendimet, qortimet, shqetësimet, vlerësimet, opinionet dhe propozimet tuaja me shpejtësi marramendëse e shndërruat rrjetin tonë në një megamagnet të llojit të vet të paparë. Faleminderit shumë! Ndihem krenar që jam njëri prej jush. Gëzuar të gjithëve! – sb”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook, transmeton BW./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›