E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët përdhunojnë greken, policia i zbulon në Shqipëri

Është dashur dëshmia tronditëse e një 39-vjeçareje greke të përdhunuar nga dy shqiptarë që të zbuloheshin më tej një sërë vrasjesh të kryera prej tyre në Shqipëri. Dy shqiptarët, 50 dhe 40-vjeçar kanë alarmuar policinë greke pasi qarkullojnë në zonën e Janinës të armatosur. Policia është vënë në kërkim të tyre, ndërsa përmes deklaratave për mediat vendase i kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi shqiptarët cilësohen si mjaft të rrezikshëm. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por policia ka shpërndarë foto të tyre.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur dy shqiptarët e armatosur kanë kapur një çift grek dhe pasi i kanë keqtrajtuar, kanë përdhunuar gruan 39-vjeçare greke dhe më pas kanë grabitur të hollat që çifti kishte me vete. Ngjarja është rrëfyer në organet e policisë greke nga vetë çifti, i cili ka dhënë detaje konkrete të ngjarjes dhe përshkrimin e dy shqiptarëve. Por falë gjurmëve të dy shqiptarëve policia ka zbuluar përfshirjen e tyre në një sërë vrasjesh të kryera në Shqipëri. Nëpërmjet një deklarate për mediat policia tha se dy shqiptarët 50 dhe 44-vjeçar rezultojnë si persona të rrezikshëm.

Pas këtij konstatimi nga ana e policisë greke, fshihet një histori grabitjesh dhe plagosjesh me armë në shtetin helen. Dy shqiptarët në ditën e parë të këtij viti (1 janar) kanë vjedhur me dhunë në zonën e Patrës në Greqi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›