Për Ashton, prioritet edhe Kosova

Ndër prioritetet e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, do të jetë edhe Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.
Kështu shkruan gazeta londineze, Financial Times.
Sipas gazetës, prioritetet e saj në radhë të parë kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Rusinë dhe ish-republikat sovjetike, procesi paqësor në Lindjen e Mesme, nxitja e rolit europian në Afganistan dhe Pakistan.
Sipas kësaj gazete, Catherine Ashton do të disponojë me një buxhet shumë më të madh se pararendësi i saj, Javier Solana. Ajo do të jetë në krye të shërbimit të posaformuar diplomatik që do të punësojë deri tre mijë njerëz, por do të ushtrojë edhe funksionin e nënpresidentit të Komisionit Europian.
Ndryshe, të hënën Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka uruar për postin e ri baroneshën Catherine Ashton dhe z. Herman Van Rompuy, me rastin e emërimit të tij në detyrën e Presidentit të parë të përhershëm të Këshillit Europian.