E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Është çështje e partnerëve të koalicionit se çfarë bëjnë

Presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se është çështje e partnerëve të koalicionit se çfarë bëjnë në veprimet e mëtejshme dhe se smundet të hyjë në punët e tyre, pasi është pyetur lidhur me zhvillimet e fundit mes partnerëve qeveritar, PDK e LDK.

Ai këto vlerësime i bëri të hënën pas homazheve që bëri tek busti i veprimtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafa, në Shkollën Fillore Xhemajl Mustafa në Dardani të Prishtinës.

Por në pyetjet e gazetarëve për zhvillimet e fundit mes partnerëve qeveritar, Sejdiu nuk ishte i gatshëm të përgjigjët në këtë pyetje, duke u arsyetuar se nuk është momenti të flitet për balotazh, duke mos dhënë asnjë sqarim për këtë çështje.

Ju e gjetët balotazhin të flasim tash! Është çështje e partnerëve të koalicionit se çfarë bëjnë në veprimet e mëtejshme dhe unë smundem të hyjë në punët e tyre, tha Sejdiu, siç transmeton Kosovapress.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve nëse LDK e ka shkelur Kushtetutën duke hyrë në koalicion për balotazh me partitë tjera, presidenti ka thënë se pyeteni LDK-në dhe ju japin përgjigje më të mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›