Për Cityn, refuzoi ofertat tjera

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 12:19
Samir Nasri ka folur për vendimin e tij për t’u transferuar në Manchester City. Mesfushori francez e pranon se kishte oferta tjera nga ekipe të rëndësishme evropiane, por në fund vendosi ta pranojë atë të ‘Citizens’, e cila sigurisht ishte edhe më e majme.
“Për të ardhur këtu, u kam thënë jo shumë skuadrave. Për mua, këtë verë ishin interesuar Interi, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini”, deklaroi ish futbollisti i Arsenalit për ‘Telefoot’.
Përfaqësuesi francez ishte protagonist i Cityt në fitoren 5-1 ndaj Tottenhamit.