E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benayoun do ta lë Chelsean

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 11:17

Yossi Benayoun duket se do t’i bëjë gati valixhet, për t’u larguar nga Chelsea. Mesfushori izraelit ka luajtur vetëm një minutë me Chelsean, ndërsa duket i parëndësishëm tek klubi londinez, sidomos pas arritjes së mesfushorit Juan Mata nga Valencia.

Flitej se ish futbollisti i Liverpoolit do të futej në çështjen Luka Modric, me kroatin që do të arrinte tek ekipi i Andre Villas-Boas, ndërsa izraelitin tek Spurs.

“Jam në negociata me disa ekipe. Të reja do të ketë shumë shpejt”, ka shkruar kapiteni i Izraelit në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›