E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Manal

05/04/10 10:45

Seldi pasi përfundon ndërrimin e baterive të mikrofonave të banorëve që janë në gjume, shkon në kuzhinë dhe bisedon me Domenikën. Ata diskutojnë edhe për nominimin e Manal. Seldi thotë se i vjen shumë keq për faktin që kanë nominuar Manal dhe këtë gjë ia thotë edhe Domenikësm e cila po ashtu e ka nominuar Manal-in. Domi i thotë se po ia bën fiksim këtë gjë, pasi Seldi e thotë disa herë se ndjehet keq që Manal ka dalë nënominim, kur mund të kishin nominuar një tjetër banor. Ai thotë se Manal është një banore aktive dhe jep gjatë gjithë kohës në shtëpi, për të ëajo është pozitive dhe nuk meritonte që të dilte në nominim përsëri. Të njëjtën gjë thotë Domenika, por vajza shton se tashmë kjo i përket së shkuarës dhe i kërkon seldit që të mos flasë më për këtë gjë. Kështu ata përfundojnë bisedën për Manal dhe dalin jashtë.
Ata bisedojnë për zgjimin e sotëm, që ndryshe nga ditët e tjera, banorët janë zgjuar shumë më herët. Teksa ata bisedojnë në shtëpi është zgjuar edhe Hakiu i cili del jashtë dhe diskuton edhe ai për gjumin. Pas një bisede të shkurtër me Hakiun, çifti hyjnë brenda, shkojnë në dhomën e gjumit ku dritat vazhdojnë të jenë të fikura dhe shtrihen përsëri për të fjetur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›